Bastisje në një fshat të Shkupit! Gjenden armë dhe municione

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mëngjesin e sotëm ka arrestuar 62-vjeçarin D.Q. nga fshati Lubancë i Shkupit. Pas bastisjes me urdhër paraprak të gjykatës, policia në shtëpinë e tij ka gjetur armë dhe municione.

Njoftimi nga MPB-jaL

Bastisje në rrethinën e Shkupit, gjenden armë dhe municion, arrestohet një person

Sot (08.02.2022), nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria D.Ç. (62) nga f. Lubancë-Shkup.

Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë të llojit dhe kalibrit të panjohur, një karabin lloji dhe kalibri i panjohur, 977 plumba kalibër i ndryshëm, tre patrona gjuetie dhe një pushkë ajri.

Ai është arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentmit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim sipas nenit 396 të Kodit Penal.