BE-ja vazhdon çertifikatat e vaksinimit deri në 2023

Shpërndaje

Komisioni Evropian propozon që të vazhdohet edhe për një vit përdorimi I certifikatave për COVID-19, deri më 30 Qershor vitin e ardhshëm.

Përkundër deklaratës së OBSH-së se Evropa po hyn në përfundimin e besueshëm të pandemisë, BE-ja ka njoftuar se virusi ende është i përhapur në Evropë.

Covid-certifikatat, me propozim të Greqisë, kanë hyrë në fuqi në Korrik të vitit të kaluar dhe ishin një vegël e suksesshme gjatë udhëtimit të lirshëm nëpër vendet e BE-së. Janë dhënë më shumë se 1.2 miliardë certifikata.

Për të hyrë në fuqi propozimi për vazhdiimin, duhet të pranohet nga vendet anëtare të BE-së dhe nga Parlamenti Evropian.