Besimi: Arritëm marrëveshje me Lidhjen e Sindikatave dhe punëdhënësit, paga minimale nga marsi do të jetë 18.000 denarë!

Shpërndaje

Ministri i Financave, Fatmir Besimi njofton se kanë arritur marrëveshje me Lidhjen e Sindikatave dhe punëdhënësit, paga minimale nga marsi do të jetë 18.000 denarë.

Njoftimi nga Besimi:

‼️Arritëm marrëveshje me Lidhjen e Sindikatave dhe punëdhënësit, paga minimale nga marsi do të jetë 18.000 denarë‼️
Sipas metodologjisë së re, paga minimale do të formohet si:
✅50% e rritjes së pagës mesatare
✅50% e përqindjes së indeksit të jetës
✅Përqindja e pages minimale në pagën mesatare duhet të jetë mbi 57%.
👉Qeveria do të subvencionojë kontributet nga diferenca nga rritja deri në fund të vitit.
Ne plotësojmë nevojat e qytetarëve dhe të ekonomisë.