Bilall Kasami rezulton pozitiv me COVID-19
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në rrjetin social ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Njoftimi nga Kasami:
Të nderuar qytetarë,
Dua të ju informoj se pas rezultateve të marra kam rezultuar pozitiv me Covid-19.
Në bazë të rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë do i respektoj të gjitha masat anti-covid duke u izoluar.
Gjatë kësaj periudhe obligimet e mia si Kryetar i komunës së Tetovës do t’i kryej – koordinoj nga shtëpia.
Ju bëj thirrje të gjithëve që të mbani maskë dhe të kujdeseni për shëndetin Tuaj!