Simovski: Pas shpalljes së rezultateve të regjistrimit do më shpallni armikun më të madh

Shpërndaje

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski, në emisionin “Studio 10” në TV24 njoftoi se më 30 mars në Filarmoninë e shtetit do të shpallen rezultatet e regjistrimit të popullsisë.

“Nuk do të ketë ftesë për subjektet politike, por kush të dojë vjen. Do të jetë kryeministri si institucion dhe të ftuar nga jashtë. Do të ketë të ftuar nga Ballkani Perëndimor”, tha Simovski.

Simovski shtoi se në muajin e ardhshëm do të jetë armiku numër një i shtetit pas shpalljes së rezultateve të regjistrimit.

“Në muajin e ardhshëm do të jem armik i shtetit, por ne nuk jemi xhuboks për përmbushjen e dëshirave, por duhet të bëjmë një fotografi reale për popullatën, shtoi Simovski.