“Kosova është Shqipëri”/ Plas keq në Beograd, tifozët skocezë zihen me ata serbë

Shpërndaje

Një sherr mes tifozëve të Crvena Zvezdës dhe Rangers ka ndodhur në Beograd. Konflikti nisi kur tifozët nga Skocia brohoritën “Kosova është Shqipëri”.

Tifozëritë e dy skuadrave u përleshen me njëra-tjetrën pranë hotelit Metropol, ndërsa fraza “Kosova është Shipëri” mjaftoi që të shpërthente “lufta”.

Ndërkohë, kur po luhej takimi një tifoz i Rangers iu drejtua atyre të Crvena Zvezdës duke i bërë shqiponjën.