E turpshme, shikoni çka hedhin në kontonjera. NPK: Keni kujdes me këto materiale (Foto)

Shpërndaje

Jo çdo gjë mund të hudhësh në kontejner por akoma më keq është kur shumë mbeturina hidhen aty kur nuk e kanë vendin sidomos kur ato janë orendi dhe gjësende tjera që vendin nuk e kanë aty si mobilje,veshje të ndryshme,dritare ,dyer ,batanije,dyshekë,krevatë dhe ngjajshëm.

Kjo ka bërë që NPK të del me një apel publik kundër këtij vesi të keq të disa qytetarëve të papërgjegjshëm që nuk kujdesen për asgjë .NPK ka apeluar që materialet e lartëpërmendura që nuk e kanë vendin në kontejnerë të mos hidhen aty.Ata thanë se për ruajtjen e pastërtisë të gjithë duhet të japim kontributin tonë dhe të krijojmë një imazh ndryshe për qytetin tonë.