Flitet se “butoni i kuq” u shtyp, Lavrov telefonatë të tensionuar me Blinken

Shpërndaje

Teksa tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë arritur në një pikë kulminante, ditën e sotme, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Sergei Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara se duan të provokojnë një konflikt në Ukrainë me akuzat e tyre për një ndërhyrje të mundshme dhe të afërt ruse.

“Fushata propagandistike e nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mbi një sulm rus ndaj Ukrainës synon të provokojë autoritetet e Kievit që të përdorin një zgjidhje ushtarake të problemit të Donbasit, rajoni i Ukrainës Lindore, në kufirin me Rusinë, ku forcat ukrainase kanë luftuar me separatistët pro-rusë për tetë vjet, mbështetet nga Moska”, thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken siguroi se rruga diplomatike mbetet e hapur për të shmangur një konflikt në Ukrainë, por se do të ishte i nevojshëm një de-përshkallëzimi nga ana e Moskës, gjatë bisedës telefonike të sotme me të, i tha Blinken homologut të tij rus, sipas Departamentit të Shtetit.

Një pushtim i Ukrainës, të cilin Rusia akuzohet se po e përgatit , “do të çonte në një përgjigje vendimtare, masive dhe të bashkuar transatlantike”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price./abcnews.al