BotaTop Lajme

Fshehu poshtë rrobave çantën me 3 kg ar dhe ora luksoze, arrestohet shqiptarja në aeroportin e Stambollit (Video)

Shpërndaje

Një shqiptare është arrestuar në aeroportin e Stambollit pasi është kapur me një sasi prej 3 kg ar dhe shumë bizhuteri floriri e ora luksoze me vete të fshehura poshtë rrobave. E arrestuara është F.R., e cila më 10 janar 2022 u kap nga policia me një çantë plot me ora, kishte fshehur 3 kile ar dhe ora e bizhuteri me vlerë të madhe. Megjithatë ajo është bërë kryefjalë e mediave turke ditët e fundit pas publikimit të videove nga ndalimi i saj në aeroportin e Stambollit.

F.R. është nga Laçi dhe mendohet se është ‘korrierja’ e një grup i kriminal shqiptar që operon në këtë zonë. Gruaja ka lidhje familjare me një personazh të ekzekutuar kohët e fundit pikërisht në qytetin e Laçit.

Veprimet e dyshimta të gruas bën që policia ta kontrollonte, por në valixhen e saj nuk u gjet asgjë e dyshimtë. Pas kontrollit të imtësishëm gruas iu gjet një çantë e ngjitur në zonën e barkut, ne të cilën kishte futur bizhuteri, shufra ari dhe ora luksoze në sasi të konsiderueshme. Kjo ka bërë që ajo të arrestohet në aeroport, por është lënë më pas e lirë me kush.

Në valixhen e fshehur në zonën e barkut poshtë rrobave, u gjet jo pak por 3 kg e 117 gram flori me vlerë tregu 2 milionë e 500 mijë lira, 14 ora dore të markave të ndryshme me vlerë tregu 565 mijë lira, bizhuteri ari, unaza vathë, rreth 588 gram me vlerë tregu afërsisht 352 mijë lira, 73 bizhuteri ari gjithsej 104 gramë ari në pesha të ndryshme, në formën e 817 gramë monedha në përmasa dhe pesha të ndryshme dhe 8 shufra të vogla, me vlerë tregu rreth 83 mijë e 400 lira, të cilat u sekuestruan nga policia turke.