Futet në histori/ Kjo është pilotja e parë femër në Shqipëri (Emri)

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të një vajze të re shqiptare e cila futet në historinë e vendit tonë si pilotja e parë femër.

Ajo quhet Armela Murati dhe është me origjinë nga Burreli.

Armela vjen nga një familje ushtarakësh. Pasionin për lartësinë, e ktheu në një profesion.

Babai i saj ka qenë një ish-oficer dhe duke ndjekur shembullin e tij, disiplinën që ai kishte, Armela vendosi të bëjë të njëjtën gjë.

Sot Armela rreshtohet përkrah 11 djemve në kursin e pilotimit, duke zhdukur çdo pengesë gjinore.