Kasami: Urime Pavarsinë Kosovë!
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar gjithë shqiptarët për pavarsinë e Kosovës.
Postimi nga Kasami:
Shpallja e pavarësisë së Kosovës është akti më patriotik për një popull të shtypur e të robëruar dhe me ndalim të lirisë së fjalës. Shpallja e pavarësisë me 17 shkurt 2008, ishte kurorrëzimi i një udhëtimi të dhimbshëm mes lotësh për të gjithë shqiptarët. Unë si kryetar i Komunës së Tetovës dhe si kryetar i Lëvizjes BESA, i uroj nga zemra mbarë shqiptarët për 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Sakrifica e të parëve tanë, nuk duhet harruar asnjëherë por ata duhet lartësuar si ndër njerzit që sakrifikuan çdo gjë për këtë ditë. Shpallja e pavarësisë së Kosovës po i kontribuon stabilitetit rajonal dhe ballkanik. Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE është priroriteti kryesorë, andaj sa më i përshpejtuar të jetë anëtarësimi aq më i përshpejtuar do të jetë progresi dhe zhvillimi!
Urime Pavarsinë Kosovë!