Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së: Nga nesër hyn në fuqi rritja tarifore, zgjat deri më 2023
Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ka thënë se në raportin konsultativ tarifat kanë qenë deri në 600 dhe mbi 600, ku është vendosur blloku deri në 800 KW dhe do të përfitojnë të gjithë konsumatorët, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa mbi 800 deri në 1000 KW orë do ketë rritje deri në 10 euro.
“Varet prej secilit konsumator sa është fatura e tij gjatë ditës dhe gjatë natës. Vendimi do aplikohen prej nesër dhe prej 9 shkurt do aplikohen tarifat mbi 800 KW”
Ai shtoi se këto tarifa do mbesin deri në vitin 2023.
Fejzullahu tha se bizneset nuk kanë pas as në të kaluarën bllok tarifë. Ndërsa për këshillat juridike tha se secili ka të drejtë në rast se nuk është i kënaqur me tarifat.
Ai shtoi se janë munduar që secilës kategori të konsumatorëve t’ua lehtësojë kostot.
“Konsumatorët kryesorë që e shkaktojmë këtë kosto janë konsumatorët të cilët shpenzojnë mbi 800 KW në orë. ZRrE u mundu maksimalisht që secilës kategori të konsumatorëve t’ua lehtësojë kostot”, tha ai.