Lëvizja BESA: Përkrahim protestën e Lëvizjes “Anti Bixhoz”

Shpërndaje

Lëvizja BESA si çdo herë që ka përkrahur protestat kundër dukurive negative në shoqëri, edhe kësaj radhe vazhdon kontinuitetin e qendrimeve politike duke përkrahur protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz” kundër hapjes së një kazinoje afër një shkolle në Tetovë.

Gjithashtu u bëjmë apel gjithë qytetarëve që me maturi dhe qetësi të dalin në këtë protestë për të luftuar fenomenet negative në shoqërinë tonë. Të dalim të gjithë pa dallime partiake për t’i larguar objektet e lojrave të fatit nga afërsia e shkollave dhe t’i dislokojnë ato sa më larg vendbanimeve.