Ministri i Ugandës shpërfill presidenten e KE-së, dalin pamjet virale (Video)
Ministri i Jashtëm i Ugandës, gjenerali Jeje Odongo, e ka shpërfillur Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
Ai shtrëngoi duart me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron, por jo edhe me Ursulën.
E gjithë kjo situatë ndodhi pasi Odongo arriti në ndërtesën e Këshillit të Bashkimit Evropian.
Pas kësaj, Presidenti francez ia vuri në dukje Ministrit të Ugandës se e kishte lënë anash Von der Leyen.
Më pas, Odongos u kthye kah Ursula dhe shkëmbyen disa fjalë, por megjithatë sërish nuk e përshëndeti duke ia shtrënguar dorën.