Pamje lufte: Kolona veturash që largohen me njerëz nga Kievi për të kërkuar shpëtim

Shpërndaje

Në kryeqytetin ukrainas Kiev janë krijuar kolona të gjatë me vetura, ku qytetarët kanë filluar masivisht të largohen nga kryeqyteti për shkak të frikës nga një luftë e mundshme.

Në pamjet e publikuara shihen kolona të gjata që nga momenti kur forcat ruse filluan një operacion ushtarak në Ukrainë.Ndërsa Rusia filloi operacionin ushtarak në Ukrainë, kolona të veturave u larguan nga kryeqyteti, Kievi, duke u nisur drejt perëndimit dhe duke shpresuar të gjenin siguri në pjesë të vendit më afër Polonisë dhe trupave të NATO-s.

Policia ukrainase ka raportuar se shtatë persona kanë vdekur nga bombardimet prej forcave ushtarake ruseZyrtarët ukrainas po ashtu thonë se një sulm në Odessa plagosi shtatë persona tjerë.Nëntëmbëdhjetë persona gjithashtu raportohen të zhdukur.