Pas dhjetë ditëve do të përurohet një mrekulli arkitekturore në Turqi: Ura që lidh Evropën me Azinë dhe kushtoi 3.1 miliardë euro

Shpërndaje

Ura e mrekullueshme e emërtuar “Çanakalaja 1915”, e cila lidh Evropën dhe Azinë përmes Dardaneleve, do të hapet zyrtarisht më 26 shkurt.

Do të bëhen pesë vjet pasi presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan vendosi gurthemelin, raporton dailysabah.

“Partnerët tanë nga Koreja e Jugut do të vijnë Do të vjen edhe kryeministri dhe ne presim vetëm konfirmimin nga presidenti”, tha Ebru Ozdemir, shefe e menaxhmentit të Limak Holding, e cila kompani ka ndërtuar urën.

Ajo po ashtu ka shpjeguar se kostoja e projektit është rritur nga 2,8 miliardë euro të planifikuara në 3,1 miliardë euro shkaku i pandemisë.

Përkatësisht, përveç urës po ndërtohen edhe 85 kilometra autostradë, prej të cilave 75 kilometra në anën evropiane dhe 10 kilometra në anën aziatike.

Përveç lidhjes së dy kontinenteve, kjo urë veçon edhe hapësirën më të gjatë në botë, e cila shtrihet midis dy shtyllave kryesore (318 metra të lartë) në një gjatësi prej 2023 metrash. Është 32 metra më e gjatë se mbajtësi i rekordit ende aktual, Ura e pezulluar Akashi Kaikyo në Japoni (e cila u përfundua në 1998). Pra, nëse shikojmë hapësirën kryesore, është ura më e madhe e varur në botë.

Është planifikuar të ketë tre korsi në çdo drejtim, së bashku me trotuare që do t’u shërbejnë punëtorëve për mirëmbajtjen e urës.

Meqë ra fjala, gjatësia e hapësirës kryesore prej 2023 metrash ka shumë simbolikë në të, pasi përfaqëson vitin në të cilin do të festohet 100 vjetori i Republikës së Turqisë, themeluar nga Mustafa Kemal Ataturku.

Simbolikat nuk mbarojnë me kaq.

Vetë emri i urës “Çanakalaja 1915” është pjesë e Betejës së Galipolit nga Lufta e Parë Botërore (të cilën turqit e quajnë Çanakkale Savaşları sipas vendit ku u zhvillua beteja) në të cilën ushtria turke mundi forcat e armatosura të Antantës, kryesisht nga Perandoria e atëhershme Britanike.