Për të luftuar në Ukrainë, shprehin interesim ushtarakë nga Kosova e Shqipëria (Video)

Shpërndaje

Në Karakurt të Ukrainës jeton një komunitet prej rreth 5 mijë banorësh me prejardhje shqiptare.

Aleksader Dermenkli është kryetar i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”.

Ai thotë se ata jetojnë ë në një zonë shumë larg zonave të konfliktit.

Dermenkli thotë se ka disa ushtarakë shqiptarë në Ukrainë, kur një numër prej tyre janë edhe në zonat e konfliktit.

Ai thotë se pavarësisht se situate është e tensionuar luftë nuk do të ketë.

“Do të ulen politikanët në tavolinë dhe do të zgjidhin problemin. Luftë nuk do të ketë”, deklaroi Dermenkli për RTK-në.

Ai thotë se shqiptarët nga Kosova e Shqipëria por edhe diaspora janë shprehur të gatshëm për t’iu dalë në ndihmë dhe madje edhe për t’u përfshirë në luftë.

“Duan të vijnë ushtarakë nga Kosova. Tashmë ka një ushtarak nga Shqipëria. Ata kanë qenë në shumë luftëra dhe duan të vijnë edhe këtu. Shqiptarët kudo që janë na ofrojnë ndihmë. Ata më marrin mua në telefon. Ne jemi në bisedime”, shtoi tutje Dermenkli.

Ndryshe, pas tensioneve Rusi-Ukrainë, ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen sa më parë nga Ukrania.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se tashmë nuk mund të përjashtohet më fillimi i një konflikti të hapur të armatosur.

Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos udhëtojnë asnjë drejt Ukrainës.