Përfundon takimi Ukrainë-Rusi në Bjellorusi

Shpërndaje

Ka përfunduar takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi.

Takimi u mbyll tre orë pasi nisi në rezidencën shtetërore në rajonin Gomel.

Për momentin raportohet se delegacionet përfaqësuese të Rusisë e Ukrainës kanë dalë nga salla ku zhvilluan bisedimet, por ende nuk bëhet me dije se çfarë është vendosur.

Nga pamjet e publikuara në rrjet është parë vetëm nisja e mbledhjes që u bë nga ministri i jashtëm i Bjellorusisë, Vladimirovich Makei.

Ai i siguroi palët që të ndiheshin të sigurt në atë tryezë.

*****

Sipas rrjedhjeve, delegacioni ukrainas në bisedimet me Rusinë bën thirrje për tërheqjen e të gjitha forcave ruse nga territori ukrainas, përfshirë Krimenë dhe Donbasin, sipas zyrës së Presidentit të Ukrainës, raportojnë mediat ukrainase.

Takimi zhvillohet në territorin e Bjellorusisë, shumë pranë kufirit me Ukrainën, në rajonin Gomel. Delegacioni ukrainas mbërriti atje me helikopter. Në të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov, zëvendësministri i Jashtëm Totsicki, këshilltari i tij Zelensky, Mikhail Pontoliak, deputetët Arakamia dhe Umerov dhe përfaqësuesi i Grupit Trepalësh të Kontaktit, Kostin.