Deputetja ukrainase, myslimanëve çeçen: Mos luftoni kundër nesh, ky nuk është xhihad – këtu do ta merrni dënimin e Allahut

Shpërndaje

Deputetja ukrainase, Irina Friz, ka një mesazh pasi ushtarë çeçenë iu kanë bashkuar Vladimir Putinit në agresionin kundër Ukrainës së pavarur.

Ajo shkruan veç tjerash në Facebook:

Myslimanëve që po luftojnë kundër Ukrainës me urdhërin e Putinit dhe Kadyrovit, një përkujtim emergjent:

“Do të vriteni në Ukrainë, e dimë se Putini iu përdorë si këlyshë. Putini dëshiron jut ë vriteni së pari. Ky nuk është xhihad. Disa prej jush tashmë veç janë vrarë nga dronët e Turqisë myslimane që ia ka dhënë Ukrainës. Nuk do të falet as ‘namazi i xhenazes tuaj’. Shikoni hartën e Ukrainës, jemi një vend imadh. Asnjë prej jush nuk do të kthehet i gjallë në shtëpi.

Familjarët tuaj nuk do t’iu kujtojnë në lutjet e tyre. A dëshironi t’ju dënojë Allahu? Atëherë ejani në Ukrainë!”, shkruan ajo.