Petkov: Bullgarët në Maqedoni nuk kanë të drejtë legale për mbrojtje
Kryeministri bullgari në intervistë për CNN u shpreh se përveç problemeve historike, me Maqedoninë e Veriut problem është që bullgarët nuk kanë të drejtë legale për mbrojtje në Maqedoni.
“Ndryshuam agjendën drejt gjerave të përbashkëta në vend të problemeve. Kemi probleme… të harrojmë problemet historike për të cilat bisedojnë. Ka probleme të tjera që duhet t’i zgjidhim p.sh. bullgarët në Maqedoninë e Veriut ende nuk kanë mbrojtje legale”, tha Petkov.
“Çështja është si të arrihet deri atje dhe cila është rruga”, tha Petkov.
Në pyetjen e CNN nëse Petkov dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në BE ai u përgjigtj “apsolutisht, pa dyshim”.