Petkov reagon ndaj kritikave: Askush nuk mund të na ndalë me Kovaçevskin!
Kryeministri bullgar Kiril Petkov përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se askush nuk do ta ndalojë atë dhe kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski të avancojnë në marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit.
Reagimi i Kiril Petkovit:
“Paramendoni si qytetarët e Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut kënaqen në respektimin e ndërsjellë, respektimin e të drejtave të tyre dhe prosperitetin. Dy vendet në mënyrë aktive promovojnë zhvillimin e kompanive të përbashkëta të cilat krijojnë vlera të shtuara së bashku, të kemi ekonomi të zhvilluara, të kemi kampe të përbashkëta të fëmijëve, të kemi koncerte të përbashkëta, të kemi programe të përbashkëta arsimore, të mos kemi kufij mes dy shteteve, të mos ketë diskriminim, pa gjuhë të urrejtjes, të krijojmë autostrada, të kemi linja moderne të hekurudhave. Për shumë njerëz këto tingëllojnë si një ëndër, madje organizojnë dhe provokime që kjo të mos ndodhë, të tjerë nuk duan stabilitet në Ballkan. Unë dhe Dimitari besojmë se kjo është e mundur dhe nuk do të biemi pre e provokimeve, por do të punojmë së bashku ta arrijmë këtë. Ndërsa palëve dashakeqe mundem vetëm t’u themi: Nuk mund të na ndalni!”.