Putin urdhëron mobilizimin e forcave bërthamore

Shpërndaje

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë e tij që forcat e parandalimit bërthamor të vendosen në gatishmëri të lartë në reagim ndaj “deklaratave agresive” të shteteve të NATO-s, raporton “The Guardian”.

Urdhri, që është njoftuar nga agjencia ruse e lajmeve TASS, ka ardhur në një takim mes Putinit, ministrit të Mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu dhe shefit të Forcave të Armatosura të Rusisë, Valery Gerasimovit.

“Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s, gjithashtu lejojnë deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, të transferojnë forcat e parandalimit të ushtrisë ruse në një mënyrë speciale, në modul special për detyrë luftarake”, tha Putin.

Nuk është e saktë se çfarë do të thotë “moduli special për detyrë luftarake” do të thotë.

Putin më herët kishte paralajmëruar vendet e tjera të mos ndërhyjnë në Ukrainë, duke thënë se kjo mund të çojë te pasojat që nuk janë parë ndonjëherë.