Rusia shkatërron avionin më të madh në botë që ndodhej në Ukrainë

Shpërndaje

Avioni më i madh në botë “Antonov An-225”, është shkatërruar me avancimin rus në Ukrainë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Avioni u projektua dhe u ndërtua gjatë viteve të fundit të Bashkimit Sovjetik. Ai u ndërtua për të transportuar anije kozmike, por në vitet e fundit rrallë është ngjitur në qiell.

“Ky ishte avioni më i madh në botë, AN-225 “Mriya” (“Ëndrra” në gjuhen ukrainase). Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë. Por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik evropian. Ne do të triumfojmë!”, ka shkruar ministri Kuleba në Twitter.