Rama premton kompensim: Do të marrin shtëpi ata që kanë, dhe që nuk kanë letra

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama siguroi edhe njëherë banorët e rrugës “5 Maji” që do të marrin të gjithë shtëpi, pasi banesat e tyre do të prishen në kudër të një projekti për zhvillimin e zonës.

Pasi u prit me protesta para godinës së Kuvendit, Rama ftoi një grup banorësh për diskutime dhe në përfundim të takimit, tha se për të gjithë banorët, qoftë të zonës së “5 Majit”, qoftë të zonës së “Unazës”, të cilët janë të ndarë në dy kategori, “do të ketë trajtim të dinjitetshëm, njerëzor, solidar, njësoj siç u bë me ata që humbën shtëpi nga tërmeti”.

“Për ata që janë me certifikata pronësie nuk kemi çfarë diskutojmë, ose dëmshpërblim financiar, ose kompensim me këmbim, që të marrin më shumë sesa kanë. Për ata që janë pa letra fare, përsëri qasja është solidare, nuk është hedhje në rrugë. Una ia shpjegova të gjitha procedurat. Shtëpia pa leje prishet dhe familja merr kompensimin me shtëpi njësoj si ata që mbetën pa shtëpi nga tërmeti. Deri në ditën e marrjes së shtëpisë, paguhet nga shteti bonus qiraje për familjet. Nëse kërkoni dhe gjeni në vendet me raste të ngjashme, shikoni rastet e Turqisë, dhe ejani na tregoni nëse ka diçka të ngjashme”, tha Rama.

Kryeministri shpjegoi se këto marrëveshje do të regjistrohen në Kadastër, si detyrim i shtetit ndaj këtyre banorëve. “Kërkesat që “e duam shtëpinë ku e kemi dhe siç e kemi”, nuk i plotësojmë dot. E do shtëpinë tani, këtu, por nuk ta sjell dot”, i tha Rama një prej protestuesve.