Rikthehen reshjet në vend, ARRSH thirrje qytetarëve: Kujdes kur lëvizni në këtë rrugë
Në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë janë rikthyer reshjet e dëborës. Autoriteti Rrugor Shqiptar u ka bërë apel qytetarëve të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën.
Njoftimi nga ARRSH:
📍Në aksin Bajram Curri-Valbonë ka pasur reshje bore 🌨 pa sjellë probleme me qarkullimin 🚗
🚜Mjetet borëpastruese janë në terren 🚧 duke bërë pastrimin e plotë të aksit ✅
⚠️Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje për shkak të lagështisë në rrugë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore për në zonat malore🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore👮♂️
#ARRSH #MIE
*****
🌧Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimin🛣
📍Në aksin Bogë-Theth dhe Tamarë-Vermosh ka pasur reshje bore 🌨 🚜Kontraktorët janë në terren me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës 🚧