Shpërthimi në veri, policia identifikoi dy persona të dyshuar

Shpërndaje

Policia e Kosovës ka identifikuar dy persona për shpërthimin e mbrëmshëm në veri. Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Njësiti i Hetimeve Rajonale Mitrovica Veri ka vazhduar punën sot me intensitet të shtuar dhe tashmë i ka identifikuar 2 persona të cilët janë persona me interes për intervistim. Të njëjtit i kemi kërkuar edhe në shtëpitë e tyre por nuk janë aty. Besohet se ky konflikt ka qenë pasojë e problemeve të mëhershme në mes të këtyre personave”, tha Elshani.

Mbrëmë rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granate dore në rrugën” Knjaz Millosh” në Mitrovicën Veriore, si pasojë e shpërhtimi janë lënduar dy persona derisa janë dëmtuar shtatë vetura.

Foto: Kossev