SHGM: Definicioni për fyerje nuk guxon të përmbajë “mendim negativ”
Në propozim ligjin për shpifje dhe fyerje në versionin momental, në definicionin për fyerje, pra thuhet se do të përgjigjet edhe për shprehje të “mendimit negativ”. Ky definicion është i ri dhe dallon nga ligji ekzistues, ndërsa me mënyrën siç është definuar lë hapësirë për interpretim të gabuar nga ana e Gjykatës civile në dëm të lirisë së shprehjes, reagojnë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe kërkojnë definicioni për fyerje të korrigjohet në mënyrë që të kthehet definicioni i vjetër nga ligji për vitin 2013.
“Edhe pse në praktikën lokale gjyqësore lëndët ndaj punonjësve medatik janë para së gjithash për shpifje dhe thuajse nuk ka për fyerje, ky definicion nëse nuk ndryshohet mund të nxisë në të ardhmen valë të padive ndaj gazetarëve vetëm për mendim të shprehur që në bazë është në kundërshtim me parimet e lirisë së shprehjes dhe të drejtës për informim të qytetarëve”, reagojnë në SHGM.
Teksti i këtij Propozim ligji për përgjegjësi qytetare për fyerje dhe shpifje është në fazën e leximit të parë në Kuvend nga korriku i vitit 2021. I njëjti tekst, theksojnë në SHGM parasheh ulje të konsiderueshme të dëmeve jomateriale për gazetarët dhe punonjësit mediatik si kërkesë që SHGM-ja e kishte ndaj Ministrisë së Drejtësisë.