Sindikalistët me ultimatum – Pranimi i kërkesave deri në orën 16 ose grevë

Shpërndaje

“Ejani me ne dhe kaloni muajin me 15 mijë denarë”, ishte motoja e protestës që filloi para pak çastesh nga LSM, të cilët ftuan edhe të tjerët t’i bashkohen kësaj proteste për rritjen e pagës minimale, shkruan Alsat.

Sindikalisti i parë, Darko Dimovski i përsëriti kërkesat e tyre dhe theksoi se nëse nuk iu përgjigjen kërkesave në orën 16:00, do të fillojë grevë masive.

“Paga minimale prej 18.000 denarë, rritje graduale e të gjitha pagave tjera, si dhe rekurs për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Nga kjo nuk ka asnjë lëshim”, tha Dimovski.

Protesta është në vazhdim dhe mund ta ndiqni VIDEON në kanalin tonë në Facebook.