Maqedoni

Sulmi rus në Ukrainë, mediave u kërkohet që të raportojnë me profesionalizëm

Shpërndaje

Këshilli për Etikë në Mediat dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, pas fillimit të veprimeve luftarake në Ukrainë, ju bëjnë thirrje mediave të informojnë me përgjegjësi maksimale dhe profesionalizëm, pa kontribuuar në përhapjen e spekulimeve dhe të pavërtetave në opinion.

Nga mediat presim respektim rigoroz të Kodit të gazetarëve, objektivitetit dhe verifikim maksimal të burimeve ndërsa informacionet që po plasohen në rrjetet sociale të përdoren me kujdes të veçantë.

Ju rikujtojmë se mediat në asnjë rast nuk guxojnë të keqpërdoren që të përhapet gjuhë radikale dhe që shkakton frikë, triumfalizëm ushtarak dhe gjuhë e urrejtjes.

U rekomandojmë redaktorëve që të kenë kujdes të veçantë në publikimin e fotografive dhe regjistrimeve të të plagosurve apo të vrarëve, duke qenë se bëhet fjalë për një material delikat me përmbajtje shqetësuese, i cili mund të arrijë kategoritë e cenueshme të qytetarëve dhe të miturve.

U bëjmë thirrje qytetarëve të cilët do të vërejnë raportime joprofesionale gazetareske që të reagojnë menjëherë në KEMM duke bërë ankesë ndaj mediave në linkun e mëposhtëm : https://complaints.semm.mk/