Taravari pret në takim Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani

Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot ka pritur në një takim Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani.

Postimi nga Arben Taravari:

Sot kisha nderin të pres në takim kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani. Ishte një takim kuptimplotë, i frytshëm, bashkëpunues. Është frymëzim çdo herë kur takojmë gra në krye të detyrës, me integritet të plotë, që numërojnë sukseset në çdo përgjegjësi, zgjidhje për çdo sfidë, admirimin për punën e mirë që po bën kjo grua dhe forcën ndryshuese që manifeston për të mirën e përgjithshme.

Ardita Sinani është femra e parë shqiptare e zgjedhur në postet udhëheqëse të pushtetit lokal dhe partisë në Luginën e Preshevës. Është e vetmja femër shqiptare që mori pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi në vitin 2016.

U dakorduam për një sërë projektesh në sfera të ndryshme gjatë periudhës së ardhshme, të cilat do ta begatojnë dhe përmirësojnë lidhjen e qytetarëve të Komunës së Gostivarit dhe asaj të Preshevës.

Takimin e sotëm e kurorëzuam edhe me nënshkrimin e Memorandumit për binjakëzim mes Gostivarit dhe Preshevës.

Ditën e kaluam me miqtë duke vizituar disa vende të Gostivarit, sikurse Qendrën rinore “iCan”, Qendrën për Autizëm “Blue Pazzle” e cila është në ndërtim e sipër dhe shëtitoren e rregulluar përgjatë lumit Varadar.