Tentuan të hynin në qytet duke u shtirur si ukrainas, ky është momenti kur qëllohën për vdekje dy rusët (Video)

Shpërndaje

Gjatë luftimeve të sotme në Ukrainë, dyshohet se ushtarët rusë kanë përdorur uniformat e ushtrisë ukrainase për t’u infiltruar më thellë në territor.

Sipas mediave të huaja, janë regjistruar dy incidente ku janë regjistruar episode të tilla.

Incidenti i parë ndodhi në një parking të hapur që ndodhet përballë një kompleksi pallatesh në Obolon në veri të Kievit.

Nga pamjet e publikuara, dy rusë dyshohet se u ekzekutuan nga një ushtar ukrainas disa çaste pasi ata vodhën një kamion të ushtrisë ukrainase.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, kamioni që mbante automatikun nga pas po lëvizte në parkingun e jashtëm.

Dy pasagjerët, të maskuar si ushtarë ukrainas hapën zjarr ndaj ushtarëve të tjerë. Menjëherë pas kësaj, ndërsa të shtënat vazhduan, një ushtar ukrainas iu afrua dhe konfirmoi vdekjen e tyre.