Ukraina goditet me raketa nga Bjellorusia (Video)

Shpërndaje

Raketat Iskander u lëshuan nga Bjellorusia në Ukrainë rreth orës 17:00 (15:00 me orën lokake), thotë një këshilltar i ministrit të brendshëm të Ukrainës.

Kjo vjen pasi zyra e Presidentit Zelensky njoftoi sot se zyrtarët ukrainas dhe rusë do të takohen për bisedime në kufirin Bjellorusi -Ukrainë, raporton BBC.

Anton Herashchenko postoi pamjet në Facebook.

“Iskanderët u nisën kundër Ukrainës nga afërsia e Mozyr”. Kjo do të thotë se ata kanë sjellë vdekjen diku… kështu që ky është lloji i armëpushimit që ne kemi?”, ka shkruar Herashchenko.

Një deklaratë ukrainase më herët tha se udhëheqësi bjellorus Alexander Lukashenko kishte “marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin bjellorus të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”.