Ushtria ukrainase çarmatos ushtarët rusë në mes të qytetit, publikohen pamjet

Shpërndaje

Forcat e mbrojtjes territoriale të Ukrainës, kanë arritur që të çarmatosin disa ushtarë rusë, shkruan Gazeta Metro.

Sipas një njoftimi në Twitter, nga mediumi NEXTA, thuhet se forcat e mbrojtjes territoriale të Ukrainës, kanë arritur që të çarmatosin disa pjesëtarë të ushtrisë pushtuese.

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të luftës ka shkatërruar 102 tanke të ushtrisë ruse, gjithashtu ka shkatërruar 536 vetura të blinduara, 8 helikopterë, 14 aeroplanë, 15 artileri dhe një sistem raketor BUK-1.

Ndërkaq mbrëmë gjatë natës ka pasur shpërthime të mëdha në Kiev.