Baza ajrore e Shqipërisë do të bëhet bazë taktike e NATO-s

Shpërndaje

Agjencia prestigjioze e lajmeve ” Associated Press” ia ka kushtuar një artikull bazës së NATO-s që do të bëhet në Kuçovë të Shqipërisë.

Ky medium shkruan se një bazë e vjetër ajrore e epokës sovjetike do të shndërrohet në një bazë taktike operacionesh për NATO-n.

“Puna filloi në janar për të përmirësuar bazën ajrore të Kuçovës si një qendër moderne operacionesh dhe për kapacitetet e saj për një sërë avionësh luftarakë të epokës moderne. NATO dhe Shqipëria i kanë ndarë 50 milionë euro për bazën ajrore të Kuçovës dhe projektet e rinovimit”, thuhet në artikullin e AP-së.

Baza pritet të jetë funksionale deri në fund të vitit 2023.

Pos Kuçovës, Shqipëria lidhjen me NATO-n zyrtarisht e filloi kur u bë anëtare në vitin 2009, shkruan AP.