BE-ja vendos të divorcohet nga gazi rus, e merr atë amerikan (Video)

Shpërndaje

Aktivistë në Bruksel kërkuan ndaljen e importit te naftës së Putinit në Evropë.

Por ky apel në zemër të Evropës për bojkot nuk po mbështetet nga kancelari gjerman, Olaf Scholz vendi i të cilët varet shumë nga ky produkt rus.

Madje për gjermanin është e papranueshme edhe kërkesa e Polonisë për dërgimin e paqë ruajtësve të NATOS në Ukrainë.

“NATO nuk do të bëhet palë në luftë. Ne jemi dakord për këtë me aleatët tanë evropianë dhe Shtetet e Bashkuara”, deklaroi kancelari gjerman, Olaf Scholz

Ky dakordim erdhi pasi presidenti amerikan po qëndron në Bruksel për një bashkërendim të veprimeve kundër agresionit rus që ka intensifikuar sulmet për të katërtën javë në Ukrainë.

Përfshirjen e NATO-s në këtë luftë nuk e do as Rusia.

Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, tha se propozimi i Polonisë do të ishte konfrontim midis forcave të armatosura ruse dhe NATO-s gjë që të gjithë, duhet ta shmangin.

Lavrov poashtu fajësoi Uashingtonin se po pengon një marrëveshje paqe me Ukrainën duke pretenduar se amerikanet e dëshirojnë zgjatjen e këtij konflikti.