Bekim Jashari bashkë me asambleistët, bashkëpunëtorët dhe qytetarët kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Izbicë

Shpërndaje

Bekim Jashari bashkë me asambleistët, bashkëpunëtorët dhe qytetarët kanë bërë homazhe tek të rënet e masakrës që kriminelët serb bënë 23 vite me parë, duke kujtuar e nderuar sakrificën e tyre për çlirimin e vendit tonë.

Njoftimi i plotë nga Jashari:

Në Izbicën e sakrificës për Liri, bashkë me asambleistë, bashkëpunëtorë e qytetarë bëmë homazhe tek të rënet e masakrës që kriminelët serb bënë 23 vite me parë, duke kujtuar e nderuar sakrificën e tyre për çlirimin e vendit tonë.

Masakra e Izbicës është shembull i sakrificës sublime dhe dëshmi se pa sakrificë e gjak nuk ka LIRI.

Ajo po ashtu është dëshmia më e mirë e krimeve dhe gjenocidit që kriminelet serb bënë në Kosovë, duke mos kursyer askënd që fliste shqip e që mbronte pragun e shtëpisë.

Sot po ashtu kujtojmë e nderojmë edhe dëshmorët Ajet Beqiri e Sefedin Lushtaku, të cilët ranë për të mbetur përherë pjesë e historisë sonë të lavdishme.

Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të Lirisë!