Bild: Lavrov fluturoi për në Pekin, por kthehet në gjysmë të rrugës: Pse u anulua fluturimi?!

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbrëmë fluturoi për në Pekin, por në gjysmë të rrugës u kthye në aeroportin e Moskës përmes Siberisë, ka mësuar gazeta gjermane Bild.

Sipas mediave, avioni ka udhëtuar rreth 2800 kilometra përpara se të kthehej në aeroport.

Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht, shtojnë mediat, nëse Pekini mund të ketë refuzuar të priste Lavrovin apo Putin e urdhëroi atë të kthehej, përcjell INA lajmin e gazetës gjermane.

“A është i pashmangshëm një përshkallëzim i ri rus i konfliktit?” “Çfarë do të thotë anulimi i udhëtimit në Kinë për luftën në Ukrainë dhe situatën në Kremlin?”, pyeti Bild.

Media kujton se sipas disa raporteve amerikane, Moska ka kërkuar ndihmë financiare dhe ushtarake nga Pekini, gjë që të dyja vendet e kanë mohuar.