E quajti Putinin psikopat, gjendet e vdekur në një valixhe modelja ruse
Trupi i një modeleje ruse u gjet brenda një valixhe më shumë se një vit, pasi ajo u zhduk. Gretta Vedler, 23 vjeç, u vra një muaj pasi e quajti presidentin rus Vladimir Putin “psikopat”.
Ndërkohë, Dmitry Korovin ish-i dashuri i saj “xheloz” tha se e mbyti për vdekje 23-vjeçaren pas një mosmarrëveshjeje parash në Moskë, që nuk kishte lidhje me pikëpamjet e saj politike. Ai u tha hetuesve se qëndroi tre netë në një dhomë hoteli me kufomën e saj, të cilën e vendosi në një valixhe të sapo blerë.