Emigrantja çuditet nga fatura e energjisë në Itali që publikoi Rama, gazetari në Greqi: Me 4 ditë punë, ose sa një pension në Shqipëri, paguhen 2 muaj

Shpërndaje

Pas postimit të bërë nga kryeministri Edi Rama ku tregonte mesazhin e dërguar nga një shqiptar që jetonte në Itali ku thuhej se fatura e energjisë ishte tepër e lartë, ka reaguar edhe gazetari Shpëtim Zinxhiria nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ku tregon faturën e tij të energjisë elektrike. Zinxhiria ka theksuar se shuma e treguar në faturë ishte për dy muaj dhe mund të shlyhej me katër ditë punë në Greqi. Ndërsa shtoi se fatura e energjisë elektrike në Shqipëri mund të shkonte sa pensioni mujor i një pensionisti.

Postimi i Plotë nga gazetari, Shpëtim Zinxhiria:

Ne dy muaj 159 euro …

Zoti kryeminister publikuat nga nje patronazhist ne Itali nje fature pagese te energjise elektrike diku te 650 euro, por nuk publikuat te ardhurat mujore te patronazhistit. Publikuat nje fature pa emer, nejse…Une po ju publikoj sot faturen time për 2 MUAJ BASHKE te energjise elektrike ku eshte ne emrin tim dhe pres prononcimin tuaj si kryeminister i vendit, pasi ju me kini bere bllok ne rrjetet sociale. Kjo fature e energjise elektrike qe po publikoj e ka koston e kater diteve te punes, ndersa ne Shqiperine tuaj koston e nje muaj te nje pensionisti. Pra ne dy muaj 159 euro ndare ne muaj i bie rreth 80 euro, or mik… Me mend ne koke dhe me kembe ne toke i nderuar, propaganda tepron…

Edi Rama ndau mbrëmë faturën elektrike të një qytetari shqiptar që jeton në Itali, i cili ka paguar 625 euro për dritat. Foton e nisur Rama nuk e ka ndarë të plotë me ndjekësit e tij, por e ka vënë theksin tek fakti që sipas tij, në të gjithë botën ishte rritur çmimi i energjisë, ndërsa në Shqipëri ende nuk kishte ndodhur diçka e tillë sepse shteti e paguante diferencën. “Ma çon një shqiptar nga Firenze (emrin e të cilit e fshiva edhe pse nuk ma kërkon), me këtë tekst: “Zoti Kryeministër! E kotë të luftosh në fejsbuk me ata që një e dy përmendin rrogat tona këtej. Nuk e besova kur ju dëgjova që në Shqipëri nuk e keni rritur faturën e elektricitetit. Po e verifikova dhe ju them që jam pa fjalë! Mos u mërzisni me ata që bëjnë llogaritë e rrogave tona jashtë. Ca nuk kanë, ca nuk dinë ca jane te futur, ruani qetësinë me ta kush nuk e kupton sot do e kuptojë nesër. Ne këtej po na ikën truri me faturat e energjisë. Italianëve edhe më keq se neve që jemi stërvitur ca andej para se të vinim. Po ju nis faturën e famijes time mund ta tregoni publikisht. Jetojmë në një apartament aspak luksoz me qera këtu me një nga ato rrogat 1500 euro që i shkruajnë komentet sikur janë 15 mijë euro! Kemi tre goca në shkollë. Nuk po i bie gjatë. S’dimë sa do arrimë ta kapim fundin e muajve që vijnë po vazhdoi kjo furtunë çmimesh.. Zoti ju dhëntë durim dhe force”, pretendohet se shkruan qytetari në postimin e ndarë nga Rama.

Mirëpo në komente ka pasur edhe nga ana që ia kanë shpjeguar Ramës se si funksionon procesi i pagesave në Itali, shumë ndryshe nga Shqipëria. Një zonjë i komenton se fatura në fakt është e një biznesi dhe në Itali mund të të vijë edhe dy herë në vit. “Ku janë interesat? Në Itali jemi dhe ne të tjerët dhe kjo faturë nuk vjen. Të nxjerrë pak conguaglio, interesat dhe nëse kjo fature është në bazë të rezidencës apo thjesht forniture pa rezidencë. Më vjen keq po postimi nuk i përket të vërtetës. Pse nuk e nxjerr të plotë Rama?”, përfundon ajo.