Grubi: Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë!
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka bërë të ditur se në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut është miratuar vendimi që uniformat e policisë të jenë edhe në gjuhën shqipe.
Postimi nga Grubi:
Edhe një detyrë tjetër u përmbush sot!
Gjuha shqipe edhe në uniformat e policisë!
Në seancën e sotme të Qeverisë miratuam ndryshimin e Dekretit për uniformat dhe simbolet e tyre, i cili parasheh përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare edhe në uniformat e shërbimeve policore në përputhje me ligjin.