Spasovski: Pensioni minimal 20.000 denarë dhe pensioni mesatar 30.000 denarë

Shpërndaje

Bartësi i njësisë zgjedhore 2 nga LSDM, me pensionistët nga shtëpia e pensionistëve “Lika Çopova”, diskutuan për të ardhmen evropiane të shtetit që po e ndërtojmë së bashku dhe masat dhe politikat e LSDM-së për pensione më të mëdha dhe jetë dinjitoze.

“Pensionistët – bashkëqytetarët tanë, gjithë jetën e tyre të punës e investuan për përparimin e vendit tonë, i investuan kapacitetet e tyre në vendin e punës, në shtëpi dhe në familje. Kjo është arsyeja pse ata meritojnë të kenë ditë të mira pensioni. Le t’i shpërblejmë me dinjitet!“Me politika të ndershme kemi treguar se pensionet mund të rriten ndjeshëm. Sot pensionistët kanë jetë më të qetë dhe pensione më të larta dhe ne nuk heqim dorë nga e ardhmja evropiane! LSDM në mandatin e ri garanton pension minimal prej 20 mijë denarë dhe pension mesatar prej 30 mijë denarë!”, tha Spasovski.