Hakmarrje për fëmijët sirianë të vrarë nga rusët, kush janë dy pilotët e avionit të rrëzuar sot në Ukrainë (Video)

Shpërndaje

Ukrainasit kanë publikuar detaje të tjera nga rrëzimi i avionit rus në rajonin e Chernihivit mëngjesin e sotëm. Mësohet se avioni u godit nga një raketë tokë-ajër nga forcat ukrainase, ndërsa pilotët u hodhën me parashutë. Pas rënies në tokë, njëri prej tyre u gjet i vdekur, kurse tjetri i plagosur.

Verifikuesit e fakteve zbuluan se të dy pilotët kishin shërbyer për vite me radhë në Siri gjatë pushtimit të forcave ruse duke u vënë në shërbim të regjimit të Bashar al Asadit.

Rusët dhe ushtarët e Asadit kanë kryer masakra të tmerrshme gjatë viteve të luftës që nuk është mbyllur ende në Siri dhe duket se ajo që ndodhi në Ukrainë, ky njëri prej pilotëve vdiq dhe tjetri u kap i plagosur, të jetë një lloj hakmarrje për bombardimet e tyre ndaj civilëve atje.