Hidhen poshtë masat e VMRO-së për çmimet
Propozimi i VMRO-DPMNE-së për masa të reja kundër rritjes së çmimeve nuk kaloi filtrin e parë në Kuvend. Votat e partisë opozitare nuk mjaftuan që të votohet nevoja për uljen e akcizës për 50%. Nga kjo parti thanë se ulja prej 50% do të ndikonte në uljen e shpenzimeve për prodhimet bujqësore por edhe në buxhetin e qytetarëve. Kjo masë sipas tyre ishte shumë më e mirë se ajo e LSDM-së me të cilën çmimet e derivateve ishin ulur për 30%. “Sot pushteti refuzoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për uljen e akcizave për 50%, me të cilën gjë do të ulej çmimi i dizelit për 9 denarë për litër, kurse i benzinës për 13 denarë për litër”, shkruan në rrjetin social facebook nënkryetari i kësaj partie Vllado Misajllovski. /Alsat.mk