Konsolidimi i nëndegëve të ASH-së drejt përfundimit

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët në vigjilje të kongresit të II-të të saj që pritet t’i zhvillojë punimet më 27 mars, ku edhe pritet të zgjidhet lideri i ri i kësaj partie bashkë me strukturat partiake, me sukses po i ri konsolidon struktura e nëndegëve në nivel republikan.

Në degët Tetovë, Gostivar, Bogovinë, Tearcë, Jegunovcë, Zhelinë, Kërcovë, Dibër, Strugë, Dollnen, Saraj,Çair, Butel, Shuto Orizarë, Haraçinë, Çashkë, Kumanovë, Likovë procesi i riorganizimit të nëndegëve është në përfundim e sipër në Vrapçisht të gjitha kuvendet e nëndegëve janë konsoliduar në afat të shkurtër kohorë.

Gjatë procesit të regjistrimit të antarëve dhe kuvendeve të nëdegëve të Aleancës për Shqiptarët për në Kongresin e II-të, gjithandej vërehet atmosferë pozitive dhe shumë shpejt zëri i ASH-së do të jetë edhe më fuqishëm në përfaqësimin e shqiptarëve të Maqedonisë.

Lajmi i plote: Konsolidimi i nëndegëve të ASH drejt përfundimit, entuziatëm në prag të Kongresit