Kryediplomati rus: Jemi pranë marrëveshjes për statusin neutral të Ukrainës

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm rus Lavrov bëri të ditur se është afër një marrëveshje që sanksionon statusin neutral të Ukrainës.

“Ne jemi afër një marrëveshjeje për statusin neutral të Ukrainës dhe për garancitë e sigurisë”, tha kryediplomati rus për agjencine shteterore ruse TASS.

“Negociatat me Ukrainën nuk janë të lehta, por ekziston mundësia e një kompromisi”, u shpreh ai.

Lavrov shtoi se Zvicra është shprehur e gatshme që të jetë vendi që të ndërmjetësoje bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Në mënyrë periodike më kontaktojnë kolegë nga vende të tjera, veçanërisht nga Zvicra, e cila tradicionalisht pozicionohet si një vend ku arrihen kompromise dhe i cili është i gatshëm të ndërmjetësojë”, përfundoi deklaratën e tij Sergei Lavrov.