Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mirëpret Ambasadorin e BE-së, David Geer

Shpërndaje

Sot në Tetovë, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami mirëpriti ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer me të cilin bashkëbiseduan për shumë çështje konkrete që janë në interes të qytetarëve të Tetovës.

Në bashkëpunim me Bashkimin Evropian jemi në fazën e realizimit të shumë projekteve duke nisur nga digjitalizimi i administratës, infrastruktura, përmirësimi i kushteve të jetesës së qytetarëve, krijimi i hapësirave të gjelbrat, zvogëlimi i ndotjes së ambientit jetësor përmes ndërtimit të stacioneve të filtrimit të ujërave të zeza dhe shumë projekteve tjera që janë në interes të qytetarëve.

Kryetari Kasami e siguroi ambasadorin David Geer, se bashkë me administratën komunale do të punojnë që BE ta sjellim në Tetovë dhe kjo do të konkretizohet me një projekt konkret që është hapja e Shtëpisë së BE-së në Tetovë ( European House).

Në anën tjetër ambasadori i BE-së, Geer konfirmoi mbështetjen e BE-së për komunën e Tetovës dhe kryetarin Bilall Kasami për realizimin e disa projekteve, për një Tetovë më të gjelbër, pa ndotje, pa ujëra të zeza me një infrastrukturë të re.