Showbiz

“Kurrë mos qani për një mashtrues”, Fisnik Syla i përgjigjet Fjolla Morinës

Shpërndaje

Fjolla Morina dhe Fisnik Syla i dhanë fund martesës vetëm një vit pas dasmës përrallore në Maldive. Ishte biznesmeni që konfirmoi thashethemet që qarkullonin duke thënë se ishte më i lumtur se kurrë. Mirëpo, Fjolla nuk ka kursyer as thumbat ndaj ish partnerit të saj.

“Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë pasi ai ka humbur një femër që e do kurse ti një mashtrues.” tha Fjolla pak ditë më parë duke nënkuptuar se e kishte për Fisnikun. Por së fundmi, Fisniku ka folur për deklaratën e bërë nga këngëtarja.

Fisnik Syla i reagoi në një fotografi, Fjolla Morina kundërpërgjigjet me fotografi të reja.

“S’kam koment. As i kam dëgjuar këto gjëra dhe as nuk merrem fare me këto gjëra. Kur je në lidhje me dikë i thua shpirt, zemër, jetë por kur ndahesh nis e shan. Të gjithë mund ta bëjnë këtë gjë. Unë nuk jam ashtu njeriu dhe nuk shaj dikë të cilin dikur kam ngrënë, pirë e qëndruar me të. Ka mbaruar dhe kaq.”, u shpreh ai.

Lidhja e tyre u bë publike kur këngëtarja u arrestua në vitin 2020 në pikën kufitare të Morinës pasi u kap me dy armë me vete. Ish gruaja e Fisnikut, akuzoi asokohe Fjollën që kishte ndërhyrë mes tyre por biznesmeni tha se ishin njohur kur martesa kishte marrë fund.