Macron: Kushtet e Putinit për armëpushim janë të papranueshme

Shpërndaje

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të enjten se kushtet e vendosura nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, për një armë pushim në Ukrainë s’janë të pranueshme për askënd

“Unë nuk shoh një zgjidhje diplomatike në orët e ardhshme apo edhe ditët në vijim,” u tha Macron gazetarëve në Versajë përpara një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian që do të përqendrohet në pushtimin rus të Ukrainës, zgjidhjet për rritjen e çmimeve të energjisë, gazit, naftës si dhe varësinë më të pakët nga Rusia, shkruan CNN, transmeton arbresh.info.

Presidenti francez më tej tha se është optimist për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në orët e ardhshme, por shtoi se duhet të jetë edhe realist,

Tutje, Macron tha se lufta në Ukrainë është një tragjedi njerëzore, politike e humanitare, por edhe do të çojë në ripërcaktimin e plotë të arkitekturës së Evropës.