NATO mbledh ministrat e jashtëm në Bruksel

Shpërndaje

Ministrat e jashtëm nga shtetet anëtare të NATO-s janë mbledhur në Bruksel për solidarizim me Ukrainën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të premten se NATO do “të mbrojë çdo milimetër” të territorit të anëtarëve dhe theksoi se aleanca gjithmonë ka qenë mbrojtëse, përderisa ministrat e jashtëm u rezistuan thirrjeve të Ukrainës për një zonë ndalim-fluturimi për të luftuar pushtimin rus.

“Nuk po kërkojmë konflikt, por jemi gati”, tha Blinken.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për zonë jo fluturimi që kur filloi agresioni i Moskës më 24 shkurt përmes bombardimeve të qyteteve dhe luftimeve në centralin më të madh bërthamor në Evropë.

Edhe autoritetet ukrainase thanë të premten se forcar ruse kishin rrethuar centralin më të madh nuklear në Evropë, pas shpërthimit të zjarrit në një ndërtesë në kompleksin Zaporizhzhia gjatë luftimeve të ashpra.