Negociatori rus, Medinsky: Armëpushimi është në rendin e ditës gjatë bisedimeve Ukrainë-Rusi

Shpërndaje

Një negociator rus tha se një armëpushim është në rendin e ditës në bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë.

Rusia pret që zyrtarët ukrainas të mbërrijnë në Bjellorusi për raundin tjetër të bisedimeve të paqes të enjten në mëngjes, cituan agjencitë ruse të lajmeve të ketë thënë negociatori i Moskës, Vladimir Medinsky.

Ushtria ruse po ofron një korridor sigurie për delegacionin ukrainas, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass të ketë thënë Medinsky, raporton theguardian.

Theksojmë se negociatorit rus të dy palët ranë dakord që rajoni Brest i Bjellorusisë, i cili kufizohet me Poloninë, të jetë vend i bisedimeve, raporton ap.

Zyra e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, konfirmoi për Associated Press se delegacioni ukrainas do të marr pjesë dhe se është nisur drejt lokacionit, por nuk dha detaje për kohën e arritjes.

Ndryshe, ky është raundi i dytë i bisedimeve pas asaj që u mbajt ditë më parë, por që nuk dha asnjë rezultat. /Telegrafi/